Zbulohet mrekullia që mund të jetë origjina e njerëzimit

Zbulohet mrekullia që mund të jetë origjina e njerëzimit

Masivi shkëmbor Ennedi në Afrikë, përmban një numër të jashtëzakonshëm veprash të artit parahistorik, mirëpo kjo mrekulli gjeologjike njihet shumë pak në botë. Gjatë miliona viteve, era dhe shiu e kanë skalitur këtë masiv që gjendet në cepin e largët verilindor të Çadit, ndërsa njerëzit e lashtë e kanë dekoruar këtë peizazh, duke pikturuar dhe gdhendur mijëra imazhe në shkëmb. Arritja në këtë rajon nuk është aspak e lehtë, pasi vizitorëve u duhet të kalojnë 1000 km rrugë me gropa nga kryeqyteti N’Djamena dhe përmes Saharasë. Për shkak të largësisë dhe faktit që Çadi deri vonë ka vuajtur nga konfliktet e dhunshme, turistët nuk kanë guxuar të shkojnë dhe të eksplorojnë vendin. Pak shkencëtarë kanë qenë në gjendje të mbërrijnë në këtë vend unik, ndaj...