Zbulohet letërkëmbimi i aktorit që luajti Skënderbeun, ç’thoshte për Shqipërinë

Zbulohet letërkëmbimi i aktorit që luajti Skënderbeun, ç’thoshte për Shqipërinë

Në Muzeun e Teatrit dhe Kinematografisë në Tbilisi gjenden shënime, ditarë, fotografi nga xhirimet e filmit “Luftëtari i madh Skënderbeu”. Roli i Heroit Kombëtar Shqiptar i dha një njohje ndërkombëtare aktorit gjeorgjian Akaki Horava, i cili rikthehet në vëmendjen e shqiptarëve në Vitin e Skënderbeut nga historiani Adrian Brisku. Në kërkim të informacioneve për aktorin e madh gjeorgjian, historiani shqiptar ka takuar ish-nxënës të Horavës, ka vizituar muzeume e ka shfletuar intervista të kohës së vetë aktorit. Ky i fundit fliste me dashuri për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, për të cilin thoshte që ka një kulturë të pasur në veshje e në muzikë. ADRIAN BRISKU Pasioni që Akaki Horava kishte për teatrin dhe filmin e bëri atë, që në vitin 1939, së bashku me një...