Zbulohet “laboratori” nëntokësor i drogës në Shkodër, 10 të arrestuar! Sekuestrohen 2600 rrënjë kanabis
Një ambient nëntokësor me hyrje të kamufluar, i përshtatur për kultivimin e kanabisit me llamba dhe për përpunimin e lëndës narkotike, është zbuluar nga Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit të koduar “Labirinti”. Në këtë ambient u konstatuan dhe u arrestuan në flagrancë 10 persona: D. K., 36 vjeçe, dhe M. P., 38 vjeçe, të dyja banuese në Gjirokastër; A. K., 61 vjeç, E. K., 41 vjeç, dhe R. D., 28 vjeç, banues në Cërrik; A. G., 37 vjeç, banues në Tiranë; A. L., 46 vjeç, banues në Poliçan; F. L., 18 vjeç, dhe A. T., 30 vjeç, banues në Ishull-Lezhë; si dhe E. T., 25 vjeç, banues në Mirditë. Gjatë kontrollit në një magazinë, policia zbuloi një hyrje të kamufluar që të çonte...
Burimi:
gijotina.com