Zbulohet laboratori i kokainës në Valencia, të përfshirë edhe shqiptarë, nxirrnin deri në 30 kilogramë në ditë

Zbulohet laboratori i kokainës në Valencia, të përfshirë edhe shqiptarë, nxirrnin deri në 30 kilogramë në ditë

Një grup kriminale që merrej me prodhimin dhe trafikimin e kokainës në Valencia është shkatërruar nga Agjentët e Policisë Kombëtare, në një operacion të përbashkët me Departamentin e Mbikëqyrjes Doganore të Agjencisë Tatimore në Spanjë. Të ndarë në dy lokacione, hetuesit vlerësojnë se, laboratori mund të prodhonte 20 deri në 30 kilogramë kokainë në ditë. Gjatë operacionit u arrestuan 25 persona (përfshirë krerët e organizatës kriminale), nga të cilët 12 me kombësi kolumbiane, 9 spanjollë, 2 shqiptarë, një meksikan dhe një italian. Ndërsa ishte në zhvillim e sipër faza e dytë e operacionit, një nga kokat e organizatës shqiptare u pikas nga agjentët...
Burimi: Javanews.al