Zbulohet fragmenti 1700-vjeçar i “Odisesë” së Homerit

Zbulohet fragmenti 1700-vjeçar i “Odisesë” së Homerit

19 September, 2026 - 12:30 Një fragment papirusi rreth 1700-vjeçar nga vepra e famshme “Odisea” e Homerit është zbuluar në një koleksion tekstesh të lashta egjiptiane në Bibliotekën e Universitetit të Utrechtit në Holandë. Fragmenti u identifikua nga Mark de Kreij, studiues në Universitetin Radboud në Nijmegen, gjatë analizimit të dorëshkrimeve të koleksionit. Pas shqyrtimit të dokumentit, ekspertët përcaktuan se ai përmban një pjesë nga Kënga XII e “Odisesë”, ku përshkruhet zemërimi i Zeusit, mbretit të perëndive, ndaj shokëve të udhëtimit të Odisesë. Në këtë pjesë të poemës rrëfehet se marinarët kishin therur dhe ngrënë lopët e shenjta të Heliosit, perëndisë së Diellit, duke shkelur urdhrin hyjnor. Veprimi i tyre sjell zemërimin dhe mallkimin e Zeusit, i cili më pas shkakton mbytjen e tyre në...