No Image Available

Zbulohet depoja që furnizonte dhunën – Nga llastiqet te dronët: Ja si furnizoheshin maskat

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Infrastruktura”. Zbulohet një magazinë me mbi 450 pajisje dhe artikuj (dronë, dedektorë, pajisje zbuluese/regjistruese, etj) të kontrabanduar. Në magazinë u gjetën edhe 75 llastiqe gjuetie dhe një sasi të konsiderueshme me sfera metalike. Vihet në pranga 23-vjeçari që posedonte pajisjet/artikujt, dyshohet për qëllime të kundërligjshme. Ai u kap duke iu shitur llastiqe dhe sfera, pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit, për të goditur punonjësit e Policisë dhe insitucionet. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, finalizuan operacionin e koduar “Infrastruktura”, gjatë të cilit u arrestua pas konsultimit me prokurorin, shtetasi O. M., 23 vjeç, banues në Tiranë. 23-vjeçari u kap në flagrancë në rrugën “Tre Dëshmorët”,...