Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zbulohen detaje të reja për hetuesin paranormal që vdiq pas turneut me kukullën Annabelle
Autoritetet në Pensilvani kanë dhënë detaje të reja për hetuesin paranormal që papritmas u gjend i pajetë gjatë një turneu ku po ekspozonte kukullën e famshme Raggedy Ann, të njohur si “Annabelle” dhe e cilësuar si e pushtuar. Dan Rivera, 54 vjeç, hetues kryesor për Shoqatën e Kërkimeve Psikike të New England me bazë në Connecticut, vdiq të dielën më 13 korrik gjatë vizitës së tij në Gettysburg, si pjesë e turit “Devils on the Run”. Sipas raportit të Policisë së Shtetit të Pensilvania-s, Rivera kishte njoftuar kolegët më herët gjatë ditës se ndihej keq dhe ishte kthyer në dhomë për të pushuar. Turneu ku Rivera po merrte pjesë quhej “Devils on the Run”, një seri eventesh kushtuar historive dhe objekteve paranormale. Ndalesa në Gettysburg përfshinte...