Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zbulohen 5999 bimë kanabisi në Shkodër, nën hetim dy roje mjedisi dhe 5 kryetarë fshatrash
Në Qarkun Shkodër janë asgjësuar 5,999 bimë dhe fidanë të dyshuar si kanabis, pas kontrolleve intensive në terren dhe monitorimit ajror me dronë. Gjatë aksioneve u proceduan penalisht për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi dy roje mjedisi dhe pesë kryetarë fshatrash ku u gjetën bimët narkotike. Po ashtu, është shpallur në kërkim një shtetas, i dyshuar për kultivimin e 2,127 bimëve të konfiskuara më parë në fshatin Vigë-Mnelë. Në njësitë administrative Pult, Shalë dhe Shosh u asgjësuan 688 bimë, ndërsa në Temal, Vau i Dejës u gjetën dhe shkatërruan 5,311 bimë dhe fidanë. Për këto raste janë nisur procedime ndaj...