Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zbulohen 5 lokale ku organizoheshin lojëra fati në Durrës, 3 të arrestuar dhe 7 të proceduar
👁5644
Zbulohen pesë lokale ku organizohen lojëra fati në Durrës. Si pasojë janë arrestuar tre persona dhe janë duke u proceduar në gjendje të lirë shtatë të tjerë. Gjatë kontrollit fizik në ambiente janë gjetur dhe sekuestruar 10 celularë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme. Njoftimi: DVP Durrës/Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Zbulohen 5 lokale ku organizoheshin lojëra fati. Arrestohen 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 7 të tjerë, pasi u kapën në flagrancë në këto lokale, duke organizuar lojëra fati, me celularë. Specialistët për Hetimin e Krimeve...