Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Zbulimi i arkeologeve polake Kryeqendra Ilire ka qene Rozafa
Zbulimet më të fundit arkeologjike në kalanë Rozafa në Shkodër dëshmojnë kulturën e lashtë ilire të zonës ku ajo ndodhet dhe zhvillimin e veriut të Shqipërisë. Ekspedita polako-shqiptare që po kryen gërmimet në parkun arkeologjik të Shkodrës ka përfunduar fazën e dytë dhe së shpejti do të largohet. Prof. Piotr Dyczek, arkeolog drejtues i ekspeditës, drejtor i Qendrës për kërkime në antikitet për Europen Juglindore në Universitetin e Varshavës në Poloni, shprehet se tashmë puna ka nisur të bëhet shumë interesante.”Nga gërmimet arkeologjike në Kalanë Rozafa dhe në qytetin e Shkodrës po dalin çdo ditë fakte të reja. Nga puna e bërë deri tani kemi arsye të besojmë se Kështjella e Rozafës ka qenë një fortesë ilire, me siguri e periudhës së Gentit, kjo për...