Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zbulimet arkeologjike në Durrës sjellin të dhëna të rëndësishme për qytetin për momente të ndryshme historike
Nga Julia Vrapi Objektet e zbuluara nga gërmimet arkeologjike në Forumin Rrethor në Durrës sjellin të dhëna të rëndësishme për qytetin për momente të ndryshme historike. Një fibul, dy vathë, një tëmthore dhe dy vula janë objektet e zbuluara dhe të restauruara, që janë gjithashtu edhe një dëshmi më tepër e pasurisë së madhe që ruhet në Durrës. Grupi i objekteve prej bronzi dhe plumbi janë zbuluar gjatë fushatave arkeologjike të zhvilluara vitet e fundit (2021-2024) në monumentin e rëndësishëm të Forumit Rrethor, në zemër të Dyrrahiumit antik. Prof. Asoc. Dr. Brikena Shkodra shprehet se objektet janë restauruar falë bashkëpunimit...