Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Zbulime arkeologjike në Kalanë e Gjirokastrës: Gjendet skeleti i një kalorësi dhe kalit të tij
Gjatë fazës përmbyllëse të gërmimeve arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës, janë identifikuar mbetjet skeletore të një mashkulli të ri, të pozicionuar brenda një muri të periudhës së antikitetit të vonë, së bashku me skeletin e një kali të zbuluar në afërsi. Struktura në fjalë i përket një faze më të hershme fortifikimi, ndoshta e shek VI e.s , e cila më pas është dëmtuar dhe ripërdorur si bazament për ndërtimet mesjetare. Pamela Llapaj, drejtuesja e gërmimeve, tha se kanë gjetur një mur të antikitetit të vonë, që ka qenë një nga fortifikimet më të hershme, i cili është prishur dhe...