Zbulim i tmerrshëm në Angli, gjenden disa trupa të vdekur në pyll

Zbulim i tmerrshëm në Angli, gjenden disa trupa të vdekur në pyll

Një operacion i madh policor ka nisur në një zonë pyjore të Cornwall, Anglinë Jugperëndimore, pas gjetjes së disa trupave të pajetë. Policia e Devonit dhe Cornwall është tashmë në vendngjarje, ndërsa ka mbështetje nga forcat speciale dhe ekipet mjeko-ligjore nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar. Hetimet janë fokusuar në pyllin Paramoor. Komisionerja e Policisë dhe Krimit, Alison Hernandez, konfirmoi se më shumë se një trup ishte gjetur në pyll, por nuk mundi të jepte një numër të saktë. “Ne kemi gjetur trupa të vdekur në pyll dhe po përpiqemi të përcaktojmë saktësisht se sa janë, kush janë dhe çfarë u ka ndodhur atyre”, tha ajo. Zhdukja...