Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zbulim i rëndësishëm në Ballsh, gjenden monedha të periudhës Bizantine me imazhe të perandorëve
👁2893
Një koleksion i jashtëzakonshëm monedhash që datojnë në shekullin e XIII-të është gjetur në Manastirin e Shën Mërisë në Ballsh. Ky grup i përbërë nga 47 monedha, të cilat arkeologët i konsiderojnë si një thesar të vërtetë, ka një rëndësi të veçantë jo vetëm për përmbajtjen dhe formën e tyre, por edhe për lidhjen që ato kanë me historinë e Manastirit. “Ky zbulim ka një rëndësi të veçantë, pasi na ofron mundësinë për të pasuruar njohuritë tona rreth historisë së Manastirit. Mund t’i quajmë me plot të drejtë një thesar. Nga analiza e monedhave, kuptohet se manastiri ka pësuar dëme...