Zbulim i madh në Itali: Tuneli i lashtë që mund të lidhte Romën me një qytet 80 kilometra larg

Zbulim i madh në Itali: Tuneli i lashtë që mund të lidhte Romën me një qytet 80 kilometra larg

Një zbulim arkeologjik krejtësisht i papritur ka mahnitur Italinë: një tunel i fshehur për shekuj në shkëmbin vullkanik të Tuscia-s, mund të lidhë qytetin e Viterbos me Romën – mbi 80 kilometra largësi. Tuneli u zbulua gjatë punimeve nëntokësore në qendrën historike të Viterbos. Teksa teknikët po punonin në themelet e një ndërtese, u has në një hyrje të lashtë në shkëmb. Arkeologët nga Universiteti i Tuscias, të cilët iu bashkuan menjëherë eksplorimeve, shprehen të habitur. “Asgjë e ngjashme nuk është parë më parë në Itali,” tha një prej tyre. Tuneli është rreth tre metra i lartë dhe dy metra...
Burimi: Javanews.al