Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“Zbarkim” në Vlorë, rreth 600 udhëtarë dhe 120 automjete erdhën mëngjesin e sotëm
Porti i Vlorës në fundjavën e parë të korrikut ka shënuar një fluks të shtuar të udhëtarëve që vijnë me tragete nga shteti fqinj Italia. Pjesa më e madhe e udhëtarëve janë emigrantë që jetojnë prej vitesh jashtë vendit dhe kthehen për të kaluar pushimet në Shqipëri, por edhe turistët të huaj që duan të vizitojnë bregdetin shqiptar. Kapiteneria e Portit të Vlorës bëri të ditur për ATSH-në se “vetëm mëngjesin e sotëm në portin e Vlorës kanë mbërritur 599 udhëtarë dhe 120 automjete”. Në Portin e Vlorës janë marrë të gjitha masat për pritjen e pasagjerëve. “Lëvizja e udhëtarëve...