Zbardhet vendimi për lirimin e Malltezit: Duhet të paguajë garancinë brenda dy ditëve

Zbardhet vendimi për lirimin e Malltezit: Duhet të paguajë garancinë brenda dy ditëve

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka lehtësuar masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas vendimit të ditës së sotme, (7 korrik 2025), GJKKO vendosi të zëvendësojë masën e “arrestit në shtëpi” me “garanci pasurore”, në shumën 3 milionë lekë. Malltezi kishte kërkuar revokimin e plotë të arrestit në shtëpi, por kjo u refuzua nga trupa gjykuese me përbërje Elsa Ulliri, Rudina Palloj dhe Bib Ndreca. Gjykata pranoi vetëm pjesërisht kërkesën, duke i dhënë atij mundësinë të largohet nga arresti në shtëpi, pasi të paguajë shumën brenda 2 ditësh nga dita e shpalljes së...
Burimi: Sot.com.al