Zbardhet vendimi i Apelit: Ja pse aktivistja anti-Erdogan u la në arrest me burg

Zbardhet vendimi i Apelit: Ja pse aktivistja anti-Erdogan u la në arrest me burg

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka zbardhur arsyetimin e vendimit për lënien në paraburgim, për qëllime ekstradimi, të shtetases turke Julide Yazici. 32-vjeçarja, e njohur për aktivizimin e saj publik kundër presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe prej disa vitesh me status azilanti në Francë, u arrestua më 5 gusht në aeroportin e Rinasit. Yazici kërkohet nga autoritetet turke, pasi është dënuar me 4 vjet e 2 muaj burg nga dy shkallë të gjyqësorit në Turqi, për veprat penale të “dhënies së ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “pjesëmarrjes në organizatë terroriste”. Në qendër të arsyetimit të Apelit qëndron vlerësimi se ekziston rreziku që 32-vjeçarja t’i shmanget procedurës së ekstradimit nëse lirohet nga paraburgimi. Sipas gjykatës, Yazici ka pasur dijeni për procedimin penal...