Zbardhet udhëtimi i fshehtë i Netanyahut në Abu Dhabi! Kryeministri izraelit u paralajmërua për sulmet e 7 tetorit, por tha se…

Zbardhet udhëtimi i fshehtë i Netanyahut në Abu Dhabi! Kryeministri izraelit u paralajmërua për sulmet e 7 tetorit, por tha se…

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilloi një vizitë të papublikuar në Abu Dhabi më 27 shtator, në një kohë kur në media qarkullonin pretendime se Emiratet e Bashkuara Arabe e kishin paralajmëruar Izraelin për përgatitjet e Hamasit për sulmin e 7 tetorit. Sipas një investigimi të publikuar nga Haaretz, Mohammed bin Zayed Al Nahyan (MBZ), presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, e kishte telefonuar Netanyahun rreth 10 ditë para sulmit. Sipas raportit, ai e kishte paralajmëruar se lideri i Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar, po planifikonte atë që e kishte përshkruar si një “tërmet”. Raporti pretendon se Netanyahu ishte përgjigjur se Izraeli ishte i përgatitur, por se paralajmërimi nuk iu përcoll më pas drejtuesve të institucioneve të sigurisë izraelite. Netanyahu i ka mohuar kategorikisht këto pretendime,...