Zbardhet skema/ SPAK: Kompania fitoi kontratën, pronari investoi në pronën e Ballukut
SPAK ka zbardhur detaje të reja nga hetimi ndaj Belinda Ballukut, duke ngritur dyshime për një lidhje mes procedurës së tenderimit për Lotin 7 të Unazës së Jashtme të Tiranës dhe investimeve të kryera në një vilë në kompleksin “Green Coast” në Palasë, që Prokuroria pretendon se i përket faktikisht deputetes socialiste. Sipas SPAK, Arbër Abazi, pronar i kompanisë “Alko Impex General Construction”, ka marrë përsipër investime për përfundimin e vilës, me një vlerë që sipas preventivit varion nga rreth 288 mijë deri në 410 mijë euro. Kompania e tij ishte pjesë e bashkimit të operatorëve ekonomikë që u shpall fitues në tenderin për Lotin 7 të Unazës së Jashtme të Tiranës, me fond limit rreth 2.35 miliardë lekë pa TVSH. Prokuroria dyshon se Balluku,...
Burimi:
ntv.al