Strehim social për 7 mijë familje shqiptare! Miratohet në Komision projektligji për kreditë e buta, përfshihen edhe të prekurit nga tërmeti
Projektligji për strehimin social, që synon të mbështesë rreth 7 mijë familje përmes sigurimit të banesave me kredi me interesa të ulëta, ka marrë miratimin në Komisionin për Burimet Natyrore. Përveç kategorive të parashikuara në projektligj, deputetët e mazhorancës propozuan zgjerimin e familjeve përfituese, duke përfshirë edhe ato të prekura nga fatkeqësitë natyrore. “Do të kisha dashur që kolegë të opozitës të ishin prezentë dhe ta votonin këtë ligj. Unë vij me një propozim për familjet që u prekën nga tërmeti dhe ne që nuk i kemi përmbyllur dhe, në këtë këndvështrim, ky propozim i jep një mundësi që fondet që bashkitë nuk i kanë përdorur t’i viheshin në dispozicion këtij procesi”, tha Taulant Balla-deputet i PS. Ndryshimet në projektligjin për strehimin social vijnë si...
Burimi:
javanews.al