No Image Available

Sot ishte parashikuar fundi i njerëzimit? Teoria e vitit 1960 që rikthehet pas 66 vitesh

Një parashikim shkencor i publikuar në vitin 1960 ka rikthyer vëmendjen pikërisht sot, më 13 nëntor 2026. Studiuesit kishin përcaktuar këtë datë si momentin kur, sipas një modeli matematikor, rritja e popullsisë botërore do të arrinte një pikë kritike. Por a ishte vërtet parashikuar fundi i njerëzimit? Teoria u publikua në revistën shkencore “Science” nga fizikani dhe kibernetisti Heinz von Foerster, së bashku me studiuesit Patricia Mora dhe Lawrence Amiot, të Universitetit të Illinoisit. Artikulli mbante titullin “Doomsday: Friday, 13 November, A.D. 2026”, që në shqip përkthehet “Dita e Gjykimit: E premte, 13 nëntor 2026”. Duke analizuar të dhënat historike të popullsisë, nga viti 400 para Krishtit deri në vitin 1958, studiuesit konstatuan një rritje gjithnjë e më të shpejtë të numrit të banorëve të...