No Image Available

E goditi 40 herë me kaçavidë, shqiptari që vrau gruan, mendonte se ishte shtrigë

Një 47-vjeçar me origjinë nga Kosova po gjykohet në Austri, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij 38-vjeçare. Sipas aktakuzës, ai fillimisht e qëlloi gruan tri herë me armë zjarri dhe më pas e goditi rreth 40 herë me kaçavidë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 5 prill 2026, ditën e Pashkëve, në Sooß, në distriktin e Badenit. Sipas prokurorisë, 47-vjeçari kishte shkuar në banesën e bashkëshortes, nga e cila ishte ndarë, duke i çuar dhurata për festën e Pashkëve. Pas një debati mes tyre, ai dyshohet se nxori pistoletën dhe qëlloi drejt saj në krah, qafë dhe fytyrë. Më pas e sulmoi me kaçavidë, duke i shkaktuar plagë fatale. Çifti kishte qenë i martuar prej 19 vitesh dhe kishte katër fëmijë. Problemet në marrëdhënien...