Muçollari: Rama e ka kthyer Parlamentin në një tufë kartonash, dorëheqja e tij është e vetmja zgjidhje

Muçollari: Rama e ka kthyer Parlamentin në një tufë kartonash, dorëheqja e tij është e vetmja zgjidhje

I ftuar në një intervistë në Syri TV, anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shndërruar Parlamentin në një instrument në shërbim të qeverisë dhe interesave të një njeriu të vetëm, duke cenuar funksionimin e republikës parlamentare dhe të drejtat e opozitës. Muçollari theksoi se Shqipëria po përballet me një pushtet autokratik, i cili shpërfill kërkesat e shoqërisë dhe të opozitës, ndërsa nënvizoi se Partia Demokratike ka përgjegjësinë të bashkojë të gjitha flukset opozitare përballë qeverisë Rama. Ai tha se edhe hapja 100% e listave zgjedhore nuk përbën zgjidhje nëse mazhoranca vijon të përdorë shtetin si instrument për manipulimin e vullnetit të zgjedhësve. Muçollari u shpreh se problemi nuk qëndron vetëm te sistemi zgjedhor, por te mënyra se...