Belgjika shënon rënie me 13% të kërkesave për azil gjatë vitit 2025
Kërkesat për mbrojtje ndërkombëtare në Belgjikë ranë me 13% në vitin 2025, krahasuar me vitin paraprak, sipas shifrave zyrtare të publikuara nga autoriteti i azilit në vend, raportoi të premten Agjencia e Lajmeve Belga. Gjithsej 34.439 persona kërkuan mbrojtje në Belgjikë vitin e kaluar, nga 39.615 që ishin në vitin 2024, bëri të ditur Zyra e Komisionerit të Përgjithshëm për Refugjatët dhe Personat pa Shtetësi. Afganistani, Palestina, Eritrea, Republika Demokratike e Kongos dhe Türkiye ishin vendet kryesore të origjinës së aplikantëve. Kërkesat nga personat të cilëve u ishte dhënë tashmë mbrojtje në një shtet tjetër anëtar të Bashkimit Evropian gjithashtu shënuan një rënie të ndjeshme, duke u ulur me 45,5%, në 2.629, nga 4.825 në vitin 2024./AA
Burimi:
syri.net