Zbardhet sherri mes shokëve në Borsh, ja kush janë autori dhe i plagosuri

Zbardhet sherri mes shokëve në Borsh, ja kush janë autori dhe i plagosuri

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me plagosjen me armë zjarri të ndodhur në fshatin turistik të Borshit. Mësohet se është identifikuar dhe shoqëruar në polici Hekuran Çelaj, i dyshuari si autori i plagosjes me armë zjarri. Ndërkohë, i plagosuri është Erald Shullazi. Plagosja ndodhi në ambientet e një lokali, ku dy të rinjtë ishin duke konsumuar alkool. Nën efektin e alkoolit ata kanë nisur të konfliktohen dhe në këtë moment, Çelaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar Shullazin.