No Image Available

ZBARDHET plani për vrasjen e “mbretit” të kumarit, do ekzekutohej në mes të detit në Dhërmi

Dosja e SPAK zbulon detaje të reja mbi planin për eliminimin e Ervis Martinajt në verën e vitit 2020. Sipas hetimeve, Leonard Duka, kreu i të ashtuquajturit “Klani Duka”, dhe Fatmir Hyseni, i njohur si “Doqja”, dyshohet se kishin organizuar lokalizimin dhe vrasjen e biznesmenit të basteve në zonën e Dhërmiut, në fund të korrikut të atij viti. Informacioni për vendndodhjen e mundshme të Martinajt ishte siguruar nga Leonard Duka, i cili dyshohet se kishte mësuar se ai mund të ndodhej në plazh, i shoqëruar nga një femër, në një prej disa ambienteve të zonës, të njohura si “Vin Bakalli”, Hotel Jaht ose Splendor. Këtë informacion ia kishte përcjellë Fatmir Hysenit, i cili, sipas dosjes, kishte nisur menjëherë veprimet për verifikimin e tij. Hyseni dyshohet...