Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vlorë/ 58-vjeçari u qëllua me tre plumba, dy në kokë dhe një në gjoks
👁11790
Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë. Sipas raportimeve viktima është qëlluar me tre plumba, dy në kokë dhe një në gjoks. Renato Hoxhaj, nuk kishte precedentë penalë, ndërsa njihej në zonë si një person i qetë dhe jo problematik. Ai jetonte i vetëm pasi ishte divorcuar nga gruaja pak kohë më parë. Policia ka nisur me hetimet mbi ngjarjen dhe identifikimin e kapjen e autorëve. Ndërkohë, grupi hetimor po kontrollon kamerat e sigurisë së zonës.