Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Zaptuan” hapësirën te “Air Albania”, procedohen 7 administratorë lokalesh
Policia ka proceduar penalisht 7 administratorë lokalesh që kishin zënë në mënyrë të paligjshme hapësira publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare”. Gjatë aksionit u sekuestruan rreth 330 objekte (tavolina, çadra, ulëse). Gjithashtu, u procedua edhe një 40-vjeçar që kundërshtoi punonjësit e IMT-së gjatë ndërhyrjes. Veprimet janë pjesë e aksionit për lirimin dhe mbrojtjen e hapësirave publike. E gjithë zona përreth stadiumit u rrethua dje, 16 korrik, me shirit sigurie, ndërsa punonjësit e IKMT e policisë bashkiake larguan karrige e tavolina të vendosura nga lokalet e restoranteve në katin e parë të stadiumit. Deri më tani aksioni ka vijuar në zonat përreth qendrës së kryeqytetit, ndërsa IKMT ka paralajmëruar se operacione të tilla do të vijojnë edhe në zona të tjera të Tiranës, me qëllim rikthimin e...