Zaptimi i hapësirave publike pa leje, vijon aksioni në të gjithë territorin, Rama publikon pamjet nga kryeqyteti

Zaptimi i hapësirave publike pa leje, vijon aksioni në të gjithë territorin, Rama publikon pamjet nga kryeqyteti

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike pa leje në të gjithë territorin e Shqopërisë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin Facebook, nga aksionet në Tiranë. “Në Tiranë vazhdon të rikthehet ajri për komunitetin”, shkruan kreu i qeverisë krahas videos së postuar. Ky akt është pjesë e një fushate më të gjerë që po ndërmerret në disa zona të Tiranës, me qëllim rikthimin e hapësirave të përbashkëta për qytetarët, pas vitesh ndërtime apo zaptime informale. Top Channel