Ylli i Gjermanisë gati për një transferim rekord prej 70 mln eurosh gjatë merkatos së janarit. Zbulohen disa nga detajet

Ylli i Gjermanisë gati për një transferim rekord prej 70 mln eurosh gjatë merkatos së janarit. Zbulohen disa nga detajet

13 Tetor 2026 19:05 Telesport Sipas Sky Sports, por edhe shumë burimeve të tjera mediatike nga Anglia dhe Gjermania, Kevin Schade pritet të jetë një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së janarit. Anësori i majtë gjerman po shkëlqen te Brentford, aty ku u transferua në vitin 2023 për 26 milionë euro nga Freiburg. I lindur në Potsdam, ai ka regjistruar 120 paraqitje për Brentford-in në gati katër vite deri më tani, duke shënuar 25 gola. Këtë sezon, po ashtu po tregon një formë tejet të mirë, duke shënuar edhe 3 gola në 7 javët e para. Schade debutoi me Gjermaninë në mars të vitit 2023 dhe së fundmi siguroi një vend në formacionin fillestar për ndeshjet e para ndërkombëtare nën drejtimin e trajnerit...