Ylber Ramadani flet në konferencë për sfidën me Bjellorusinë: Nuk do të jetë ndeshje e lehtë, të hyjmë në fushë për të fituar
Ylber Ramadani paralajmëron Kombëtaren shqiptare në prag të ndeshjes me Bjellorusinë, e para nga 4 sfidat e këtij edicioni të Nations League. Mesfushori kuqezi foli në një konferencë për shtyp teksa bëri ditur atë që duhet të bëjë kombëtarja duke zbuluar edhe se çfarë iu kishte kërkuar trajneri Maran. ‘Ndeshja me Bjellorusinë nuk është e lehtë. Tani çdo kundërshtar është i vështirë. Duhet të futemi shumë seriozisht, të ndryshojmë mentalitetin nga dy ndeshjet e fundit miqësore. Të futemi që të fitojmë dhe të shkojmë përpara. Që nga fillimi, kur ka ardhur trajneti, na ka bërë të qartë që dëshiron të luajë në presing të lartë dhe dëshiron që ta marrim kundërshtarin më përpara. Siç e thashë, trajneri gjithmonë flet dhe e sheh kundërshtarin, në bazë...
Burimi:
javanews.al