Champions League/ Reali shperthen me manita, Arsenal dhe City ngecin, Leipzig dhe Como bejne detyren
Mbrëmje spektakolare në futbollin europian, me gola, përmbysje dhe rezultate surprizë. Real Madrid dhuroi spektakël përballë PSV-së, duke triumfuar me rezultatin e thellë 5-1, ndërsa Arsenal dhe Manchester City nuk arritën të merrnin pikët e plota. Në “Santiago Bernabeu”, holandezët befasuan vendasit, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh, falë një penalltie të ekzekutuar saktë nga Ivan Perisic, pas ndërhyrjes së parregullt të Tchouameni ndaj Sven Mijnans. Reagimi i madrilenëve ishte i jashtëzakonshëm në pjesën e dytë. Federico Valverde barazoi shifrat në minutën e 50-të, ndërsa Jude Bellingham përmbysi rezultatin dhjetë minuta më vonë. Kylian Mbappe realizoi dy herë në minutat 64 dhe 84, përpara se Vinicius Junior të vuloste fitoren 5-1 në minutën e 87-të. Në “Emirates”, Arsenal u ndal në barazim 1-1...
Burimi:
ntv.al