Yamal sfidon Mbappén e Dembelen: Nuk do lutem të ma japin Topin e Artë
Lamine Yamal e ka të qartë se cila është në krye të listës së dëshirave të tij; Liga e Kampioneve. Talenti 19 vjeçar i Barcelonës foli në prag të ndeshjes të së mërkurës me Feyenoordin duke e bërë të qartë se cili është objektivi primar, por një mendim shkoi edhe për garën për Topin e Artë ku ai është mes 30 finalistëve. I pyetur për deklaratat publike të Kylian Mbappe dhe Ousmane Dembele në lidhje me këtë çështje, Yamal deklaroi se nuk e ndjen nevojën të bëjë fushatë elektorale ‘Të fitoj Topin e Artë nuk varet nga unë, varet nga ju-iu drejtua Yamal gazetarëve-puna ime me Barcelonën dhe kombëtaren ishte fantastike. Vij pas një sezoni të shkëlqyer. Por të shohim. Nuk besoj se duhet të...
Burimi:
ntv.al