Yamal është “monstër”, Barcelona hesht Stambollin në fillimin e pjesës së dytë. Dy gol për tre minuta (video)
13 Tetor 2026 22:18 Telesport Barcelona e ka nisur vrullshëm pjesën e dytë ndaj Galatasaray-it, pasi pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Në fillim të pjesës së dytë, katalanasit shënuan dy gola të shpejtë për 3 minuta. Në minutën e 50-të, krosim perfekt i Lamine Yamal në zonë, Fermin Lopez shënon me kokë. Në minutën e 53-të, tjetër asist i Lamine Yamal, këtë herë ishte Anthony Gordon që dërgoi topin në rrjetë. Pas disavantazhit 2-0 në pjesën e parë ndaj Viking, Bayern ka reaguar në fillim të pjesës së dytë, duke ngushtuar shifrat me golin e Harry Kane nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 54-të. SHIKOGOLAT
Burimi:
telesport.al