Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Xi për tarifat amerikane: Proteksionizmi nuk të çon askund
👁2089
Proteksionizmi nuk të çon askund dhe një luftë tregtare nuk do të ketë fitues, deklaroi mes luftës tregtare me SHBA-në, presidenti kinez Xi Jinping. Jinping do të bëjë sot udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit, duke u ndalur në Vietnam, Malajzi dhe Kamboxhia për të forcuar lidhjet tregtare rajonale, mes tarifave të Donald Trump. Në një artikull në të përditshmen kryesore të Vietnamit ”Nhan Dan”, Xi u kërkoi të dy vendeve “të ruajnë fuqishëm sistemin tregtar shumëpalësh, stabilitetin e zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit global dhe një mjedis ndërkombëtar të hapur dhe bashkëpunues”. /ANSA