Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Xhixha dhe Milot, dy shqiptarë në “Artis Suavitas 2025”, një mbrëmje nderimi, dhimbjeje dhe ndritjeje
Nga Albert Vataj Nga Paestum-i antik, një thirrje moderne për kujtesë, kulturë dhe qytetari të ndërgjegjshmeNë zemër të kompleksit monumental të Paestum-it, në hijen madhështore të Tempullit të Neptunit, mbrëmjen e 13 korrikut 2025 u mbajt ceremonia përmbyllëse e edicionit të gjashtë të Çmimit Artis Suavitas, një mbrëmje e përthithur nga emocionet, drita e përkushtimit njerëzor dhe përvijimi i kulturës si mision dhe mjet shpëtimi.Në një skenografi ku antikiteti dhe ndjeshmëria bashkëjetuan në mënyrë simbolike, ndër momentet më prekëse ishin homazhet kushtuar Giulia Cecchettin dhe Giulia Tramontano, të dyja viktima të femicidit. Familjet e tyre u nderuan si “ruajtëse të...