Xhihadi urban/ Anonimë si flamengo, fytyrmbuluar si skiftera
Nga Skënder Minxhozi/ Një forcë e re diku e paqtë e me ngjyra, diku e dhunshme e me maska që po djeg Tiranën është shfaqur prej katër muajsh në Shqipëri. Për gjenezën e saj ka debate kudo, përfliten lëvizjet ekstremiste të majta të cilat po djegin edhe Evropën në këtë moment. Përfliten shërbime sekrete të huaja që paguajnë për destabilizimin e vendit në një moment delikat para hyrjes në BE, përfliten edhe opozitarë të rinj e të vjetër, por edhe grupime të radikalizuara fetare të dala jashtë kontrollit. Më e mundshmja është që të jenë të gjithë bashkë në këtë grumbullim laraman të rinjsh nga shkollat e periferia apo edhe 50 vjeçarësh të mërzitur me qeverinë, i cili ka si emërues të përbashkët prej 140...
Burimi:
javanews.al