Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

Nga Skënder Minxhozi/   Për hir të së vërtetës janë dy protesta të vogla, të çoroditura, plus nja dy dyzina vandalësh që tërheqin vetëm vëmendjen e mediave dhe të policisë, pa shtyrë që të dalë nga shtëpia asnjë qytetar i zakonshëm. Kjo turmë prej pak qindra personash me dy shpirtra, ish-flamengo dhe opozitarë veteranë, gjatë javës harxhon përditë disa orë përballë Kryeministrisë duke prishur vetëm trafikun e makinave që përdorin bulevardin, kurse në fundjavë fryhet pak dhe arrin të marrë vëmendje jo me prezencë, por me dhunën e molotovit dhe të maskave. Është thënë e stërthënë se me kaq njerëz në rrugë nuk shkarkon dot nga puna as drejtorin e një gjimnazi të Tiranës, e jo më qeverinë, opozitën dhe gjithçka tjetër rrotull tyre. E...