Xhevdet Bajraj: Kur qajnë hardhitë
Poezi nga Xhevdet Bajraj Udhës së atdheutu zhdukën gjurmët e tijsapo u shkri boradhe mbinë ferrat nëpër oborretku qajnë hardhitëe shtëpive ku jetojnë pleq të braktisurtë cilëve u digjen buzët dhe gojau digjet shpirtinga çorbë e kujtimeveqë vlon përherëkështu që më kot u fryjnë lugëve Sa lehtë lindin ëndrrat atjesa lehtë humbet rruga deri te tokur qajnë hardhitë qofshin ato edhe të egra Dikur do ta kuptojnë të gjithësa e rëndë është jeta në Kosovësa lehtë është të vdiset atje Dikurtë gjithë do ta kuptojnësa gjatësa dhimbshëm qan zemraqajnë hardhitëpara se të thahen. ObserverKult Lexo edhe: I JEPET LAMTUMIRA E FUNDIT POETIT, XHEVDET BAJRAJ Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar se i është dhënë lamtumira e fundit poetit Xhevdet Bajraj, i cili ndërroi jetë...
Burimi:
kultplus.com