Nis transformimi i një ndërtese historike në muze, zbulohen hapësirat e braktisura të gjykatës së shekullit XIX
Një ndërtesë historike e vitit 1835 në qytetin Devizes të Anglisë, e cila ka qëndruar e braktisur për më shumë se katër dekada, pritet të shndërrohet në shtëpinë e re të Muzeut të Wiltshire. Pamjet nga brendësia e saj zbulojnë gjurmët e historisë, qelitë e vjetra dhe hapësirat e dikurshme të gjykimit. Gjykata historike Assize Court, e ndërtuar në vitin 1835 dhe e mbrojtur si monument i trashëgimisë kulturore, ka mbetur jashtë përdorimit që nga viti 1983. Pas shumë vitesh pa një destinacion të ri, ndërtesa tashmë po përgatitet për një kapitull tjetër, atë të shndërrimit në muze. Sipas BBC, faza e parë e projektit përqendrohet në largimin e materialeve të rrezikshme, përfshirë asbestin dhe bojën me përmbajtje plumbi, si dhe në sigurimin e strukturës...
Burimi:
kultplus.com