“Travel Off Path”: Nga Saranda në Korfuz në vetëm 30 minuta, dy destinacione në një udhëtim

“Travel Off Path”: Nga Saranda në Korfuz në vetëm 30 minuta, dy destinacione në një udhëtim

Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e medieve ndërkombëtare të udhëtimit, jo vetëm për bukuritë natyrore dhe potencialin turistik të Rivierës, por edhe për pozicionin e saj gjeografik, që u mundëson vizitorëve të eksplorojnë lehtësisht destinacione në vendet fqinje. Në një artikull të publikuar nga media amerikane “Travel Off Path”, Shqipëria përfshihet në mesin e destinacioneve, që ofrojnë mundësinë për të vizituar dy vende evropiane brenda një kohe shumë të shkurtër. Konkretisht, udhëtimi me traget nga Saranda drejt ishullit grek të Korfuzit, mund të zgjasë vetëm 30 minuta. Sipas medias, ky itinerar është një mundësi e përshtatshme për turistët, që dëshirojnë të përjetojnë dy destinacione dhe kultura të ndryshme gjatë të njëjtit udhëtim, pa pasur nevojë për fluturime apo udhëtime të gjata. Saranda, Shqipëri – Korfuzi,...