Jam fis me vajin e poetit
Profesor Agim Vincën kam pasur fatin ta njoh fillimisht si lexuese e si dashamirëse e shkrimit letrar, poezisë veçanërisht. Më pas, në ato pak herë që e kam takuar, kam përftuar prej tij ato dije dhe atë pjekuri mendimi, që rrallëherë i ndesh dhe nuk ua gjen dot fundin, për shkak të pasurisë së paçmuar intelektuale që bartin. Shkruan: Albina (Sinaj) Shehetila Njohja e një personaliteti të tillë, qoftë përmes leximit, qoftë përmes komunikimit njerëzor, të ngjall gjithnjë dëshirën për të depërtuar më thellë në universin e tij krijues e intelektual. Një mundësi të tillë ta jep leximi i monografisë Mbi veprën letrare të Agim Vincës, botuar së fundmi nga studiuesja e letërsisë Mirlinda Krifca Beqiri, “FOCUS Print”, Shkup, 2026. Kjo monografi me autore studiuesen...
Burimi:
kultplus.com