Xhelal Mziu dhe nipi i tij dhunuan 33-vjeçarin pas takimit në Ostren, reagon Berisha: Kurth, e provokuan

Xhelal Mziu dhe nipi i tij dhunuan 33-vjeçarin pas takimit në Ostren, reagon Berisha: Kurth, e provokuan

Kreu i Partisë i Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas incidentit të ndodhur mes Xhelal Mziut dhe punonjësit të njësisë administrative të Ostrenit, ku sipas policisë demokrati dhe nipi i tij e kanë goditur me grusht pas një takimi elektoral të PD në zonë. Berisha tha se ky ishte një kurth i ulët nga PS, për të provokuar Xhelal Mzinë “Me militantë fanatikë socialist ndaj udhëheqësit politik të Dibrës, kurth dhe provokacion pasi e shohin se nuk po ngjisin kurrkund, shohin situatën politike dhe zgjodhën të provokojnë Mziun. Kurth prej provokatorësh të ulët”, tha Berisha. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv