Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Xhabir Ahmeti: Iki që të kthehem
Nga Xhabir Ahmeti I hodhi këpucët nga dritarja e pastaj kërceu edhe vetë në tokë. Shikoi shtëpinë që i mbeti mbrapa disa hapa e që në terr dukej e patrajtë dhe e mbështjellë me një pëlhurë të zezë. Shkelte butë barit, hapat nuk e shushurinin, nuk shihte gjë, por edhe në terr e njihte çdo pëllëmbë të tokës, sepse aty ishte lindur dhe aty po kalonte jetën. – Ende nuk na kanë diktuar – tha i pari që po vinte duke i mbajtur këpucët në dorë. Fëmija i dytë po priste pas një muri gjysme të rrëzuar. – A e...