WOLTEMADE NE PRAG TE LAMTUMIRES/ NUK KA ME DURIM, JUVENTUSI HAP DOSJEN E PASUESIT

WOLTEMADE NE PRAG TE LAMTUMIRES/ NUK KA ME DURIM, JUVENTUSI HAP DOSJEN E PASUESIT

Juventus-i duket se ka nisur të ketë dyshime për të ardhmen e Nick Woltemade. Sulmuesi gjerman mbërriti në Torino në ditët e fundit të merkatos së verës, në formë huazimi nga Newcastle, por deri tani nuk ka arritur të fitojë një rol të rëndësishëm në skuadrën e Luciano Spalletti-t. 24-vjeçari u transferua te Juventus-i deri më 30 qershor 2027, pa një opsion blerjeje, çka e bën rikthimin e tij te Newcastle një skenar gjithnjë e më të mundshëm. Woltemade ka pasur pak minuta në dispozicion dhe ende nuk ka arritur të shënojë në kampionat. Situata u bë edhe më e vështirë pas një humbjeje të jashtëzakonshme të një rasti me Gjermaninë ndaj Serbisë, ku sulmuesi nuk arriti të shënonte me portën thuajse bosh. Episodi shkaktoi...