Wall Street Journal: Trump u paralajmërua nga Departamenti i Drejtësisë se emri i tij ishte në dosjet e Epstein

Wall Street Journal: Trump u paralajmërua nga Departamenti i Drejtësisë se emri i tij ishte në dosjet e Epstein

Sipas një raporti ekskluziv të Wall Street Journal, zyrtarët amerikanë i kanë komunikuar presidentit Donald Trump që në maj se emri i tij përmendej disa herë në dosjet voluminoze të lidhura me Jeffrey Epstein. Në një takim të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi dhe zëvendësi i saj i thanë Trump-it se dokumentet përmbanin thashetheme të paverifikuara për shumë figura publike, përfshirë edhe vetë atë. Sipas burimeve nga administrata, përmendja në dosje nuk do të thotë përfshirje në ndonjë aktivitet kriminal. Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë vendosën të mos publikojnë materiale të tjera nga hetimi, pasi shumë...