Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Vuçiç “ndez” duelin ndaj Shqipërisë nga një tubim me trajnerin Stojkovic: Në qershor do të shkojë në Tiranë për të fituar
👁6831
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë dhe emocionale për trajnerin e kombëtares serbe, Dragan Stojkoviç, vetëm pak ditë pasi ndodhej në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Në një tubim të mbajtur në qytetin e Nishit, Vuçiç u ndal te përballja e rëndësishme mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të luhet më 7 qershor në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, për eliminatoret e Botërorit 2026. “Ju lutem, duartrokisni fort trajnerin tonë, legjendën e Nishit, Dragan Stojkoviç. Ai nuk është fshehur si të tjerët, por ka ardhur sonte këtu me ne. Në qershor apo korrik ai...