Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Vuçiç mohon akuzat për kërcënime ndaj Kosovës: Nuk kemi nisur asnjë përshkallëzim!
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka hedhur poshtë deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se Beogradi ka kërcënuar me përshkallëzim të situatës së sigurisë në Kosovë. Në një deklaratë për mediat më 12 korrik, Vuçiç theksoi se Serbia nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ushtarak dhe mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon. “Nuk kemi angazhuar asnjë ushtar, nuk kemi lëvizur asnjë makineri ushtarake. Nuk na shkon as ndërmend – ne duam të punojmë dhe të ndërtojmë,” deklaroi Vuçiç. Deklarata e tij vjen si përgjigje ndaj pretendimeve të presidentes Osmani, e cila dy ditë më parë tha se...