Vuçiç lëshon bombën: Thaçi shpallet i pafajshëm, paskësaj Serbia do flasë ndryshe me Evropën

Vuçiç lëshon bombën: Thaçi shpallet i pafajshëm, paskësaj Serbia do flasë ndryshe me Evropën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka ngritur një pretendim të fortë në lidhje me procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre ish-drejtuesve të tjerë të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Në një deklaratë për mediat, Vuçiç tha se kishte marrë informacion se Hashim Thaçi mund të shpallej i pafajshëm ndaj akuzave për krime të kryera gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Sipas presidentit serb, një vendim i tillë do të ndryshonte edhe mënyrën se si Beogradi do të sillej me Bashkimin Evropian dhe aktorët e tjerë ndërkombëtarë. “Atëherë Serbia do të flasë ndryshe me evropianët dhe me të gjithë të tjerët”, deklaroi Vuçiç, duke e lidhur çështjen me besueshmërinë e drejtësisë ndërkombëtare. Ai shprehu gjithashtu skepticizëm ndaj institucioneve ndërkombëtare të drejtësisë, duke...